Deklarata e Komisionerit Hahn. Kryemadhi: U qartësua se kush e instaloi krimin dhe shkatërroi demokracinë në Shqipëri

0
240

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk ka nguruar të komentojë deklaratat e Komisionerit të BE-së, Johannes Han në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri.

Kryetarja e LSI-së tha në mbledhjen e KDK-së së LSI-së se deklaratat e komisionarit Hahn zbuluan dhe nxorën në pah faktorin kryesor, kryeministrin Edi Rama, i cili ka bllokuar reformat, ka bllokuar institucionet, ka instaluar krimin e organizuar dhe ka shkatërruar demokracinë në Shqipëri. “Jam e çuditur, kur për herë të parë dëgjojmë se si zoti Hahn në deklaratën e tij që ka bërë në Komisionin e Bashkimit Europian, kërkojnë hapur dhe kanë nxjerrë se kush është problemi i mungesës së dialogut politik në Shqipëri, kush është problemi i reformave në Shqipëri dhe ato ja kërkojnë hapur kryeministrit të Shqipërisë që të marri hapur përgjegjësitë e tij për bllokimin që ka bërë, jo vetëm për avancimin e reformave, por dhe për bllokimin e institucioneve shtetërore, për bllokimin dhe shkatërrimin e demokracisë, për instalimin e krimit të organizuar dhe mbi të gjitha për këtë largim dhe shpërngulje masive të shqiptarëve, duke u bërë azilkërkuesit më të mëdhenj në Europë, nga një vend si Shqipëria që është në mesin e saj”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here