Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë
Edi Rama fut Vettingun në Arsim siç bëri në Polici duke i dhënë kontroll të plotë Politikës që të ushtrojë pushtet absolut mbi hapësirën e fundit të lirisë: mjedisin universitar akademik!
PAKTI (QEVERITAR) PËR UNIVERSITETIN”, SHKELJE ANTIKUSHTETUESE E PAVARËSISË DHE LIRIVE AKADEMIKE! Pedagogët t’a çojnë VKMnë 777, datë 26.12.2018 në Gjykatë Administrative të Apelit në mungesë të Gjykatës Kushtetuese!!!
Tiranë 18 Janar 2019
Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë denoncon:
Edi Rama në emër të zgjidhjes së kërkesave të studentëve shpik dhe merr me të dyja duart kontrollin absolut të Vettingut të Titujve Akademikë të Pedagogëve (si Vettingu i Policëve) sipas diversionit të Fondacionit Soros Kosovë (KFOS) që solli në Tiranë që në Tetor-Nëntor 2018 Taulant Muka dhe i denoncuar nga Lëvizja AntiSoros si Axhendë e Soros për të mbyllur ciklin e instalimit të diktaturës së Oligarkisë Sorosiane dhe mbi hapësirën e fundit ku represioni u pushtetit nuk arrinte 100%: mjedisi akademik universitar publik – PEGAGOGËT!
Sipas Paktit për Universitetin, të propozuar sot nga Kryeministri ngelës dhe pa diplomë universitare,
“është miratuar Vendimi nr. 777, datë 26.12.2018 i Këshillit të Ministrave “Për kontrollin antiplagjaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore”. VKM për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve, ndër të tjera në të parashikon:
• Krijimin e arkivit digjital të doktoraturave në RSH pranë MASR;
• Ministria përgjegjëse për arsimin do të dorëzojë raportet e kontrollit digjital antiplagjaturë pranë IAL-ve respektive.”
Kjo është shkelje e hapur dhe e rëndë e Pavarësisë Akademike ku politika do ti bëj Vettingun pedagogëve!!! Dmth Vettingun do t’a kalojnë vetëm ata që do Partia ndërsa “armiqve” (dmth atyre në targetin e represionit të pushtetit) “partia do iu vërë njollën” por po të sillen mirë dmth “të reflektojnë”, psh të bëjnë autokritikë duke dhënë spektakle pendimi si në historitë orwelliane që përsëriten shpesh e më shpesh mediatikisht (siç ndodhi edhe disa artistë që firmosnin pro prishjes së Teatrit Kombëtar) përsëri po “partia do ua heqë njollën”!!!
Kontrollin e cilësive dhe indikatorëve akademikë mund t’a bëjnë vetëm institucionet e pavarura akademike dhe asnjëherë ato politike.
Por siç është paralajmëruar 2 muaj para protestave studentore që në Tetor nga Lëvizja AntiSoros në Fax News TV dhe mediat jashtë kontrollit sorosian, halli i vetëm i pushtetit ka qenë që në krye të herës pushtimi i të vetmes hapësirë të mbetur disi të lirë nga kontrolli dhe represioni absolut i pushtetit: mjedisi akademik universitar – PEDAGOGËT!!!
Ndaj dhe për realizimin e këtij skenari u përdorën edhe ushtarët e Fondacionit Soros Kosovë siç ishte rasti i Taulant Mukës i cili duhej të prodhonte spektakle mediatike të sponsorizuara nga mediat dhe politika nën kontrollin e metastazave sorosiane për nevojën e një “Vettingu në Universitete” që në fakt ishte vetëm mbyllja e ciklit të instalimit të kontrollit politik antikushtetues edhe në universitete ashtu siç u bë me konsensusin për Vettingun në Drejtësi, apo pa nevojën e konsensusit politik në Polici, dhe me show-n e dështuar dhe të rrëzuar nga Komisioni i Venecias me gjoja Vettingun Antikushtetues në Politikë!
Vetë përdorimi i goditjes së komuniteteve të tëra të pedagogëve me gjoja plagjiatura dhe me “vetting” nga Taulant Muka dhe gazetarët e pushtetit të atashuar pranë tij, sapo ata firmosën peticionet e para në favor të studentëve dhe rrëzimit të Ligjit të Arsimit të Lartë tregon se për çfarë duhet ky “Vettingu i Pedagogëve”!
Për këtë arsye, Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë i propozon:
komunitetit të pedagogëve që të padisin në Gjykatën Administrative të Apelit në mungesë të Gjykatës Kushtetuese VKM nr. 777, datë 26.12.2018 të Këshillit të Ministrave “Për kontrollin antiplagjaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore” si në kundërshtim të plotë edhe me vetë Ligjin e Arsimit të Lartë i cili edhe vetë është një ligj i gabuar, i dështuar, dhe rrënues i Arsimit të Lartë duke e vënë nën kontroll politik edhe pa këtë VKM Arsimin e Lartë në Shqipëri.
Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë i ofron çdo komuniteti pedagogësh që shpreh interes për të dërguar në gjykatë asistencë të plotë dhe falas ligjore.
Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË”
www.pershqiperine.al
kontakt@pershqiperine.al
P.s. Kujtojmë se termi Vetting vjen nga fjalori veterinar blektoral sepse modeli aktual i projektuar i pushtetit në Shqipëri e konsideron Shqipërinë si një stan delesh që ruhet nga qentë e pushtetit për aq kohë sa deleve t’u vijë radha për të përfunduar në thertoren sipas Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!