Studentët e Akademisë së Arteve janë përplasur me një prej pedagogëve të tyre që nuk lejonte vijimin e protestës. Sherri degjeneroi deri në kontakt fizik.
Në videon e shpërndarë nga faqet e studentëve në rrjetet sociale, shihet pedagogu tek dera e një prej sallave të leksioneve. Sipas faqes në Facebook, Universiteti.Info, pedagogu nuk lejonte studentët që të bashkohen në protestë.
Dialogu
Pedagogu: Çfarë je ti? Studentja: Jam një studente! Pedagogu: Ik qërohu këtej Studentja: Mos më prek me dorë fare!