Rama i drejtohet studentes: Zemra ime kur në moshën tënde studentët kanë dalë për të…

0
131

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takim me studentët për situatën problematike të Ligjit të Arsimit të Lartë. Edhe pse protesta vazhdon qeveria ende nuk ka dalë me një rezultat përfundimtar. Duke pasur parasysh dhe ngujimin e studentëve në Fakultete por edhe dhunën e përdorur ndaj tyre, Rama ende vazhdon të merret me dialog.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët ka deklaruar se qeveria s’mund të merret peng nga ata. Rama tha se është për protestë por jo për bojkot të mësimit dhe ka kërkuar që procesi i dialogut të vazhdojë.

“Duhet të flasim se sa Universitetet gjenerojnë të ardhura. Në botë universitetet gjenerojnë të ardhura. Këtu vetëm nga prindërit dhe buxheti i shtetit.

Unë për veten time këtë protestë nuk e lë sikur të ngelem vetëm. Jam i gatshëm t’i mbaj të gjitha përgjegjësitë, edhe për borën që bie por për budalla mua njeri dot nuk më bën”, tha Rama.

Pas fjalës së një studenteje nga Shkodra, e cila tha se studentët duhet t’i kenë të plotësuara nevojat e tyre pa qenë nevoja të protestojnë, shefi i qeverisë tha se kjo është demokracia.

“Zemra ime kur në moshën tënde studentët kanë dalë për të përmbysur qeverinë bënë një zgjedhje të qartë, të mos kemi asgjë të sigurt por të luftojmë të gjithë bashkë që e ardhmja të jetë e sigurt. Kemi zgjedhur të jetojmë në demokraci, kemi zgjedhur një sistem zgjedhje të lirë të personit”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here