Sherr në lokal, qëllohet për vdekje

0
140

Shtetasi Altin Balliu , 35 vjeç, u qëllua me armë gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vend.

Balliu ishte nga fshati Slabinjë i Pogradecit, ndërsa ndodhej në lokal me miq e shok të tij. Policia deklaroi se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Viktima Korce

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA947VA.
Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës.

30-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur. Dëshmitarët thanë për News 24, se ka pasur një sherr masiv në lokal që kanë përfunduar deri në vrasjen e 35-vjecarit por ende nuk janë të qarta rrethanat. Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.

(m.k/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here