Agjencia e barnave ka bërë të njohur për publikun tipet e antibiotikëve që duhet të hiqen nga qarkullimi. Pas rekomandimit dhënë nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve, specialistët e farmakologjisë njoftojnë mjekët dhe farmacistët që të mos u shesin më pacientëve antibiotikëvë të klasave kinolone dhe fluor kinolone të cilat përdoren për problemet e veshkave dhe ato të stomakut.
Deri tani agjencia njofton se nuk janë evidentuar raste konkrete nga përdorimi i këtyre antibiotikëve. Specilaistët shprehen se ato mund të shkaktojnë dëme të parikuperueshme për shëndetin.
Klan Plus u interesua në disa farmaci në kryeqytet, ku jashtë kamerës ata njoftojnë se nuk kanë marrë një komunikim zyrtar për këtë ndryshim, çka nuk ka penguar kështu dhenien e antibiotikëve edhe pse janë të ndaluar të shiten