Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se të hënën e 21 janarit do të rinisin punimet në parlamentin e Shqipërisë, ku do të çelet seksioni radhës.
“Bazuar në nenin 74 pika 1 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, të hënën e tretë të janarit, më 21.1.2019, ora 17.00, do të çelet Sesioni i katërt i punimeve të Kuvendit. Rendi i ditës i seancës plenare dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit do të publikohen në faqen zyrtare të Kuvendit”, shkruhet në njoftimin e kuvendit.