Shpërthejnë banorët: Ke 76 ditë që na ke shkatërruar jetën. Hajde po ta mbajti, i kemi gati…

0
155

Në ditën e 76-të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit dhe largim të kryeministrit, Edi Rama.

“A e patë sot me studentët dhe kur një vajzë  i doli kundër dhe e përzuri nga salla. Kush është ky kryeministër që përzë nga salla, ku e gjen të drejtën ti. Ka ardhur ora për të tërhequr zvarrë në bulevard, siç tërhoqëm Enver Hoxhën. Edi Rama, erdhi ora ik nga Shqipëria. Tani do të japim litarë të varësh veten. ashtu do fshihesh edhe ti te bunkeri i Surrelit. Do vijë dita do të tërheqim zvarrë Edi Rama. Ke 76 ditë që na ke shkatërruar jetën. Unaza e bashkuar ka për të fituar. Edi Rama kriminel. Na është bërë Shqipëria magazinë hashashi. Hajde po ta mbajti hunjtë i kemi gati. Unë kisha vetëm diçka për t’i thënë kryeministrit, ne prapë do të tërheqim zvarrë, se e ke mbushur Shqipërinë me korrupsion. Poshtë projekti”, u shpreh një nga banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here