Shqipëria është në kushtet e një grushti shteti brenda shtetit, i realizuar nga Edi Rama, i cili ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese dhe ate të Lartë, duke shkatërruar kështu sistemin e drejtësisë.”.
Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Berisha gjatë një takimi me Prof Dr Christian Schvarz-Schilling, ish-ministër gjerman për Postën dhe Telekomunikacionin, gjatë adminiustratës së Kancelarit Helmut Kohl.
Gjatë takimit Berisha ka akuzuar Ramën për shkeljen e autonimisë së universiteteve duke sjellë në vëmendje urdhrin që policia të pushtojë ambientet universitare dhe keqtrajtimin e studentëve grevistë.
Më tej Berisha tha se “Pasoja katastrofale ka patur asgjesimi i qellimshem i Gjykates se Larte. Deri tani jane grumbulluar mbi 35 mije dosje qe presin te shqyrtohen dhe deri sa Gjykata e Larte te ngrihet do te jene rreth 60 mije dosje, per te cilat do te duhen 15-20 vite per t’u shqyrtuar.”.
Ish-Kryeministri Berisha ngriti shetqësimin se “vetingu është shëndërruar në gjueti shtrigash dhe bëhet me lista te zeza.
Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha rreth këtij takimi
Takim me Prof Dr Christian Schvarz-Schilling!
– Shqiperia ndodhet ne kushtet e grushtit te shtetit brenda shtetit!
– Rama po i mbyll vendit dyert e BE!
Te dashur miq, pak dite me pare prita ne nje takim ish Ministrin Gjerman per Posten dhe Telekomunikacionin ne kabinetin e Kohl, Prof. Dr. Christian Schëarz-Schilling. Zoti Schilling ka qene edhe deputet ne Parlamentin Gjerman. 2006/07, perfaqesues i larte i BE-se ne Bosnje dhe Hercegovine dhe eshte i njohur si ekspert i Ballkanit Perendimor. Aktualisht eshte keshilltar ne Qendren e Berlinit per Mediacionin Integrativ.
Me zotin Schilling diskutuam gjeresisht mbi situaten ne Shqiperi. Theksova se vendi yne po kalon zhvillime dramatike. Shqiperia eshte ne kushtet e nje grushti shteti brenda shtetit i realizuar nga Edi Rama, i cili ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese, institucioni garant i Kushtetutes, mbrojtes themelor i te drejtave te njeriut dhe Gjykaten e Larte duke shkaterruar keshtu sistemin e drejtesise.
Mungesa e Gjykates Kushtetuese ka krijuar mundesine qe kryeministri te kete ne duar cdo fuqi perfshi ketu kompetencat e Gjykates Kushtetuese, qe me qellim e asgjesoi. Ai tani miraton çdo dite ligje dhe vendime antikushtetuese, me fuqi prapavepruese qe dhunojne Kushtetuten, shkaterrojne kushtetutshmerine, sigurine juridike dhe shtetin ligjor. Ketu po ndalem vetem ne disa nga shembujt e shumte.
Keshtu, kushtetuta ne nenin 155 stipulon se ligjeve per taksa “nuk mund t’u jepet fuqi prapavepruese” nderkohe Rama voton ligje prapavepruese per taksat vetem e vetem qe te ndaje me klientelen e tij parate.
Po keshtu, ai, si puçist, ne kundershtim flagrant me kushtetuten nenin 57 te saj, qe garanton autonomine e universiteteve, urdheron policine te pushtoje mjediset universitare dhe te keqtrajtojne studentet greviste.
Po nga pozita puçiste antikushtetuese, Rama ka nxjerre vendime dhe pregatitur projektligje, te cilat ne kundershtim flagrant me nenin 58 te Kushtetutes qe garanton lirine akademike krijon policine politike ekstrauniversitare te kontrollit te veprimtarise botuese, kerkimore shkencore te univesriteteve madje me fuqi prapavepruese.
Ai, dy muaj me pare, po nga pozita puçiste, ne kundershtim flagrant te nenin 167 pika 1 te Kushtetutes i cili thote: ”Ushtaraket e sherbimit aktiv nuk mund te zgjidhen ose te emerohen ne detyra te tjera shteterore” ai i propozoi presidentit dekretimin e nje gjenerali aktiv te ushtrise si minister i brendshem dhe krijoi krize nderinstitucionale pasi presidenti refuzou dekretimin e gjeneralit deri sa ky i fundit u detyrua te dorezoje spaletat.
Po nga pozita puçiste, Rama ne dhunim flagrant te nenit 102 pika “d” te Kushtetutes propozon veten per minister te jashtem nderkohe qe Kushtetuta ne nenin 102 pika “d” thote se Kryeministri “kryen detyra te tjera te parashikuara ne Kushtetute dhe ligje” dhe ne asnje nen te saj as dhe te ndonje ligji tjeter nuk eshte parashikuar qe kryeministri mund te kryej detyren e ministrit.
Pasoja katastrofale ka patur asgjesimi i qellimshem i Gjykates se Larte. Deri tani jane grumbulluar mbi 35 mije dosje qe presin te shqyrtohen dhe deri sa Gjykata e Larte te ngrihet do te jene rreth 60 mije dosje, per te cilat do te duhen 15-20 vite per t’u shqyrtuar. Ekzistonin te gjitha mundesite qe vendi te mos mbetej pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte ne rast se vetingu fillohej nga poshte larte por ai filloi nga larte poshte vetem e vetem qe Rama te kryente grushtin e shtetit brenda shtetit.
Perveç ketyre vetingu eshte shnderruar ne gjueti shtrigash dhe behet me lista te zeza.
Rama perdori kete proces per te larguar prokurore dhe gjykates qe nuk i bindeshin. Ai haptas dhe ne menyre flagrante po kap drejtesine. Keshtu, ai vendosi ne krye te KLP perfaqesuesin e tij kryesor ne hartimin e reformes per drejtesine dhe kunatin e ish ministres socialiste te mbrojtjes kurse per kryetar te gjykates kushtetuese ka paracakuar Dvoranin, gjykatesin qe nuk zbaton vendimin e Gjykates Kushtetues te lidhur direkt me te.
Rama e ktheu Shqiperine ne nje Narkoshtet, ne vitin 2016 e mbolli ate ne cdo cep me kanabis, nen mbrojtjen dhe pjesemarrjen e policise se shtetit. Qindra grupe kriminale linden si pasoje e ketij aktiviteti kriminal. Euro ka rene ndjeshem per shkak te narkoeurove qe keta kriminele sjellin nga Europa.
Ne takim theksova se lidhjet e Rames dhe qeveritarve me me krimin jane problem i madh per vendin. Ne Prokurorine e shtetit jane me qindra kilometra telefonata midis qeveritareve dhe krimineleve qe ndajne tendera, vjedhin dhe blejne votat dhe askush nuk po i heton ato, cka duket se do perseritet edhe ne zgjedhje te tjera.
Edi Rama dhe qeveria e tij ka vrare shpresen tek shqiptaret, te cilet po braktisin vendin masivisht. Mbi 182.000 shqiptare kane kerkuar azil politik keto kater vite, vetem ne shtatorin e vitit 2016 kane kerkuar azil politik 8500 shqiptare ne gjermani kundrejt 432 kerkesave per azil qe u bene nga shqiptaret ne vitet 2011-2012. Ne France shqiptaret renditen te paret ne kerkesat per azil politik. Ndaj dhe me te ne krye te ketij vendi nuk ka te ardhme sepse ai nuk njeh asnje ligj, asnje standart dhe kete e provon cdo dite.
Si perfundim mund te thuhet se gjate ketyre muajve jo vetem nuk jane zbatuar asnjera nga kerkesat dhe kushtet e Keshillit te Ministrave te BE por eshte shenuar regres i madh ne drejtim te standarteve te tyre.
Rama eshte kryeministri me transaksional i kohes, ai beson se jo duke plotesuar kushtet dhe standartet por me transaksione do mund te çel negociatat me BE. Natyrisht kjo nuk mund te ndodhe kurre! sb