Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, nga Skrapari, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe deputetin e zonës, Blendi Klosin, aktualisht ministër i Turizmit.
Kryemadhi e konsideroi Ramën si “kryeministri kriminel” dhe Klosin si “ministri bixhozxhi”.
Në vijim, Kryemadhi foli për trimërinë e skraparllinjve, që nuk i tremben asnjë lloj pushtuesi e pushteti, duke marrë shembull ofrimin e një date përkujtimeve të luftës partizane, Betejën e Tendës së Qypit të 19 janarit 1944, ku skraparllinjtë luftuan dhe fituan kundër pushtuesve gjermane.
“Do t’u kujtoj, – tha kryetarja e LSI, duke iu referuar qeveritarëve, – vetëm se kush janë skraparllinjtë. Javën tjetër ju kujtoni Betejën e Tendës së Qypit, ku siç zbythët pushtuesit gjermanë, ashtu do të shporrrni edhe ata që janë sot në pushtet dhe ushtrojnë dhunë.
Skraparllinjtë nuk janë frikacakë, ku të mendojnë se Skrapari është një “xhep” që mund ta kalojnë, por se janë ata që e themeluan LSI-në dhe formuan një figurë të re politike, për të treguar se as nuk i mer peng njeri dhe as i kërcënon dot njeri.
Ata janë të lirë por në zemër të tyre kanë një dashuri të madhe që janë shqiptarë. Ndaj ms u ndalni, as mos u shqetësoni, as mos u frikësoni.
Nuk e marrin dot mundimin të kalojnë urën për të ardhur tek ju, ndryshe do të ishin për të biseduar si t’ju ndihmonin. Jo vetëm që s’janë, po intrigojnë dhe shajnë vëllezërit e tyre.
Inati ndaj LSI nuk është me popullin e Skraparit. Të hapin vende pune, të ulin çmimet e eujit, energjisë, të shportës.
Nëse kanë inat me LSI-në, kjo mazhorancë që është sot në pushtet duke blerë mandatet, duek grabitur mandatin qeverisës, të kthejë sytë nga populli.”