Ngjarja tragjike/ Gjyshërit kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

0
158

Prindërit e Gazmend Mustës autorit të ngjarjes tragjike më 2 Janar, janë shprehur se plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë kujdestarinë dhe se kanë besim tek drejtësia për t’ua rikthyer fëmijët.

Bedri Musta dhe Lumturi Musta, prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës, i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit, ku kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve.

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe daja i fëmijëve, Gjyshmir Çaushaj.

Aktualisht, dy fëmijët e mitur përkatësisht 10 vjeç dhe 3 vjeç, ndodhet në fshatin SOS në Tiranë.

Krimi i rëndë ndodhi më datë 2 janar të këtij viti pas një grindje mes çiftit, ku mbetën të vdekura shtetas Gentjana Çaushaj, 31 vjeçare, si dhe motra e saj Merisa, 18 vjeçe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here