Kreu i Grupit Parlamentat të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas akzuave që vijnë nga SHBA për Ramen dhe mbështetësin e tij kryesor Soros.
“Duartrokitjeve për reformën në drejtësi të binomit Rama – Sorros jua zuri vendin urrejtja e të gjithë shqiptarëve për këta të dy, që ndërtuan një drejtësi të zezë kundër qytetarëve të thjeshtë”, shkruna Vasili në nje shenim në fazën e tij në facebook.
“Drejtësia u shkatërrua për të ndërtuar drejtësinë që mbron trafikantët, kriminelët dhe të korruptuarit e Edi Ramës”.
Ja postimi i plotë i Vasilit:
Sorros si instrument dhe alibi per kapjen e reformes ne drejtesi nga Edi Rama.
Judicial Ëatch shprehet qarte per kapjen dhe degradimin total e te qellimshem te reformes ne drejtesi.
Iluzioni i reformes ne drejtesi u fik perfundimisht.
Instalimi i nje drejtesie shume me te keqe,shume me te kapur dhe shume me te padrejte se e meparshmja eshte fakt i pakundershtueshem.
Drejtesia u shkaterrua per te ndertuar drejtesine qe mbron trafikantet,kriminelet dhe te korruptuarit e Edi Rames.
Kjo eshte drejtesi e kriminalizuar ashtu si dhe qeveria.
Ekzaltimi paranojak per gjoja ndihmen e “madhe” qe gjoja Sorros kishte dhene per reformen ne drejtesi ishte sepse Sorrosi sherbeu si instrument dhe alibi per kapjen e drejtesise nga Rama.
Duartrokitjeve per reformen ne drejtesi te binomit Rama – Sorros jua zuri vendin urrejtja e te gjithe shqiptareve per keta te dy,qe ndertuan nje drejtesi te zeze kunder qytetareve te thjeshte
Citimi i William F. Marshall te Judicial Whatch per Shqiperine, reformen ne drejtesi, Sorros dhe Ramen:
“Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi. Ato publikisht dolën sikur do hiqnin gjyqtarët e korruptuar, por në fakt ata hoqën ato që deshën dhe vendosën aty gjytarë me prirje të majta që mbështesin pushtetin në fuqi
Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunisti, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi rama tani është socialist, por zbaton të njetën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat. Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh , sipas edhe raportit te transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës është George Soros…