Dënimi i Lulzim Bashës për shpifje/ Reagon Strazimiri: “Drejtësia e re” tani e mbrapa do ketë këtë “surrat”

0
130

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një postim në rrjetet sociale ka komentuar vendimin për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u padit sot
nga deputeti Taulant Balla në lidhje me akuzat e liderit demokrat për “Toyota Yaris”.

Strazimiri shkruan se “edhe Edi Paloka me Arben Ristanin janë ende të dënuar për “shpifjen” se Saimir Tahiri së bashku me Edi Ramën dhe Habilajt trafikonin drogë, dhe po ashtu u dënuan nga gjyqtarë që rezultuan të PADENJË për të dhënë drejtësi edhe me “standardet” e Edi Ramës”. Sipas deputetit demokrat “drejtësia e re” tani e mbrapa do ketë këtë “surrat”.

Postim i Gent Strazimirit

“Edhe Edi Paloka me Arben Ristanin janë ende të dënuar për “shpifjen” se Saimir Tahiri së bashku me Edi Ramën dhe Habilajt trafikonin drogë… U dënuan me një vendim po kaq “historik”!!! U dënuan nga gjyqtarë që rezultuan të PADENJË për të dhënë drejtësi edhe me “standardet” e Edi Ramës… “LAJMI” i vetëm është që “drejtësia e re” tani e mbrapa do ketë…këtë surrat… KAQË!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here