Kamala Harris, ka njoftuar se do të kandidojë për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e vitit 2020.
Senatorja demokrate që përfaqëson Kaliforninë, Kamala Harris, e cila u zgjodh si senatore në vitin 2016, më parë ka qenë avokate e shtetit. “E dua vendin tim”, tha ajo për emisionin “Good Morning America” të ABC, duke shtuar se do të luftojë për më të mirën.
Nga radhët e demokratëve ka pasur disa zëra që kanë thënë se do të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020, duke përfshirë Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe John Delaney.