Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e mbajtur në Kuvend nuk la pa komentuar Ministren që zëvendësoi, Arben Ahmetaj.
Që në fillim të fjalës, kryetarja e LSI-së i bëri të qartë se arsyeja pse ndodhen në sallën e Kuvendit është për të kërkuar dialogun e munguar.
“Problemi më i madh nuk qëndron tek ne që jemi këtu, por tek njerëzit që janë jashtë. Sot hapim në mënyrë zyrtare Parlamentin, por në memorien e shqiptarëve ka mbetur seanca e kaluar ku opozitës iu hoq e drejta për të folur nga frika e asaj që do të thoshte opozita. Sot do të kisha shumë dëshirë që të flisja për axhendën e parlamentit, për atë axhendë, që edhe ata që vijnë nga mazhoranca nuk e kuptojnë. Që të hapen negociatat duhet dialog politik nuk ka si të ketë dialog zoti kryetar kur ju s’ja jepni opozitës këtë të drejtë. Duhet që kryeprokuroja të zgjidhet me 84 vota, ju mbani peng ende reformën zgjedhore, mbahen peng negociatat se nuk do kryeministri i Rilindjes, se ashtu i leverdis atij”,- tha Monika Kryemadhi.