Kuqezinjtë e drejtuar nga Gennaro Gattuso u treguan gjakftohtë përballë vendasve, me golat që u realizuan në gjysmën e dytë të takimit. Fabio Borini zhbllokoi takimin 18 minuta përpara fundit, ndërkohë që Suso në minutën e 83-të vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0.
Me këtë fitore Milan gjendet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa Gjenova pozicionohet e 14-ta me 20 pikë.