Në një deklaratë, Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji-Minierave mbështet protestën e studentëve, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.
Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji-Minierave paralajmëron bojkot pa afat të mësimit, nëse nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh, VKM-ja që e lë fakultetin pa godinë.
“Solidarizohet me APA të fakulteteve të tjera dhe mbështet idenë e një mbledhjeje të përgjithshme mes përfaqësuesve të fakulteteve“, thuhet në njoftim.
/Ora News.tv/