Foshnja 4-muajshe humb jetën në QSUT

0
150

Në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë mësohet se një fëmijë 4 muajsh ka humbur jetën.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se foshnja vuante nga bronkopneumonia masive.

Dyshohet se ai ishte prekur edhe nga fruthi, por ISHP-ja nuk e ka konfiruar ende nëse sëmundja e fruthit ka komplikuar gjendjen e foshnjës, duke i shkaktuar  vdekjen.

Ministira e Shëndetësisë pritet të dalë me një deklaratë për mediat për të sqaruar ngjarjen.

Kujtojmë që vetëm në dy javët e para të janarit, siç bën me dije ISHP-ja, janë rregjistruar 15 raste të prekur nga fruthi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here