Ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu, është akuzuar nga komentuesit për përkrahjen që i bën kryebashkiakut të Tiranës.
Reagon me nota zemërimi ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu sot krye të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, ndaj komenteve kritike që i kanë ardhur në rrjet sociale. Gjithçka nisi pasi postoi një mesazh, ku promovonte Tiranë, teksa iu bënte thirrje evropianëve ta vizitonin.
Mes komenteve të shumta, nuk kanë munguar edhe kritikët, ku një prej tyre e sulmon se po i shërben politikave të bashkisë, të cilat fokusohen në fasada dhe jo te qytetarët. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Majlinda Bregut, e cila me një gjuhë të mprehtë dhe të prerë ka thënë se e ka për detyrë dhe për nder të promovojë çdo qytet e kryeqytet të rajonit. E nisi me promovimin e Sarajevës, por për Tiranën e saj e sulmuan.