QeQeveria ka shkarkuar nga detyra, Afrim Qendron, Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga burime mediatike, sipas të cilave, në krye të ARRSH-së, është emëruar Sonila Qato, ish-ministrja e Shtetit.
Shkarkimi i Qendros nga detyra vjen pak nisjes së hetimeve ndaj tij pas zbulimit të skandalit ‘DH Albania” në Unazën e Re, të kompanisë që do të përfitonte milionat për ndërtimin e segmentit dhe që e kishte fituar tenderin e shpallur nga ARRSH.
Qendro, në dëshminë e parë ën Prokurori, ka deklaruar se procedurat kishin qënë sipas ligjit dhe nuk nuk ndihej përgjegjës për skandalin.