Në një intervistë për televizionin Fax News, Përparim Spahiu u shpreh se Edi Rama nuk e njeh politikën e jashtme dhe absolutisht do të jetë dështimi i radhës.
“Mbase nga që ka kohë që nuk ia varin të huajt dhe po shfrytëzon këtë mundësi për tu afruar me ta,” – tha Spahiu midis të tjerave.
Sa i përket debatit të fundit të Presidentit dhe Kryeministrit Spahiu tha se ky rast tregoi rëndësinë që ka dertyra e kreut të shtetit.
Spahiu tha se LSI është në një linjë në Partinë Demokratike dhe janë afër një marrëveshje për sa i përket koalicionit për hyrjen në zgjedhjet lokale që sipas tij më e mira do të ishte që të bëheshin dy palë zgjedhje njëherësh edhe ato vendore edhe ato qëndrore.
“Gjithashtu jemi në një linjë me PD-në edhe sa i përket paralajmërimit të protestave të cilat do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Shqipëria e ka vuajtur mjaft sistemin parti-shtet dhe ka ardhur koha të heqim dorë duke iu dhënë mundësinë edhe partive të vogla që të bëhen pjesë e vendimmarrjes”.