VIDEO/ Si gënjeu Rama për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan

0
148

Një lajm i publikuar nga Lapsi.al, njoftohet se kryeministri Edi Rama ka gënjyer për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Edi Rama premtoi më shumë sesa një herë në mars të vitit të kaluar se stërzgjatjes së punimeve në autostradën Tiranë-Durrës do ti vinte fundi brenda vitit 2018.

Një herë në kryeministri dhe një herë tjetër në një nga takimet e bashkëqeverisjes në Elbasan, Rama këmbënguli në përfundimin e punimeve në dhjetor.

Përpos deklaratës zyrtare në kryeministri, gjatë një takimi me qytetarët për bashkëqeverisjen e vendit ai shkoi edhe më larg në show-un e tij. Ndërsa një socialist i Elbasanit e pyeti se çdo të bëhej me përfundimin e rrugës, ai e kaloi topin tek Damian Gjiknuri, koka e të cilit “do të pritej” nëse autostrada nuk do të hapej me kapacitet të plotë brenda 2018-s.

“Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë…o ta mbarojë, o të mbarojë”, u shpreh Rama.

 Ai nuk e harroi këtë premtim edhe në fund të këtij viti kur u shfaq përballë gazetarëve në ‘Dritare me Rudinën’. Pyetjes së Andi Telës, pas një psherëtime të gjatë: “ooooo …Zot”, – ai i’a ktheu me vendosmëri se gjithkush mund të kalonte pa devijime në autostradë.

Por përbetimet para publikut ishte e qartë se nuk mund të realizoheshin. Vetë Damian Gjiknuri, në nëntor të vitit të kaluar deklaroi se punimet do të vazhdonin deri në pranverë të 2019-s. Megjithatë, ky i fundit qëndroi në detyrë edhe pas kësaj deklarate. Ai as u penalizua dhe as nuk u kritikua nga kryeministri për këtë gjë.

Do duhej protesta e studentëve që e tronditi thellë qeverinë që sëbashku me 7 ministra të tjerë, Damian Gjiknuri të shkarkohej nga Rama në fund të vitit. Por, kryeministri nuk argumentoi shkarkimin e tij si pasojë e mospërmbushjes së premtimit për autostradën Tiranë-Elbasan. Përkundrazi, Damian Gjiknuri mori lëvdata nga Rama për punën e tij 5-vjeçare si ministër.

Sot, Rama shkoi të inspektonte punimet tek autostrada. Ai përmendi edhe një herë të gjitha difektet e qeverisë Berisha, rrugën e bërë pa plan dhe për efekte ekektorale, kostoja e së cilës kishte vajtur dyfish, sikur të gjitha këto të mos i kishte ditur kur dha premtimin e marsit 2018 se do ta përfundonte rrugën në dhjetor. Pas sygjerimit të kryeinxhinierit të projektit se një kah do të hapej në mars dhe si e tërë autostrada do të hapej në maj, Rama pohoi.

“Në mars është mirë të hapet njëra anë, pastaj në maj të mbarojë e gjitha” – tha ai duke bërë sikur e kishte haruar se çfarë pati premtuar disa herë rresht vetëm 8 muaj më parë.

Tani mbetet të presim ose muajin maj, ose një kokë tjetër të perë për të shuar zhgënimin e njerzve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here