Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i delegoi kompetencat e Ministrisë së Jashtme, Gent Cakajt.
‘Kryeministri ja dha….Cakës. Hallall. Kjo është dashuri e vërtetë’, shkruan Vasili.
‘Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionon e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit të Gent Cakaj, zv/ministër për Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit të ministrit brenda dhe jashtë vendit’, tha Rama pak minuta më parë.
Mosdekretimi i Cakajt si ministër i Jashtëm ka hapur shumë debate dhe diskutime kohët e fundit.