Pas ceremonisë së marrjes së deyrës në Ministrinë e Jashtëme dhe vendimit të Kreut të Qeverisë Rama për të deleguar kompetencat e drejtimit të insititucionit tek zevendësi i tij Caka ka reaguar ish Presidenti Bujar Nishani.
Ai në një shenim në faqen e tij në facbook shkruan se “Sjellja e njeriut që mban vulën e kryeministrit të vendit ishte akti më poshtërues ndaj shtetit shqiptar, ndaj institucioneve të këtij shteti”.
“Pushteti që ai mori dhe transferoi nuk ekziston”. “Ai sajoi sot një pushtet illegal”, shkruan Niashani.
Ja postimi i tij i plotë i ish-presidentit Bujar Nishanit:
Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë dhe veprimi i tij sot në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar siç është Ministria e Jashtëme, ishte kulmimi i modelit më skandaloz, poshtërues, të turpshëm dhe i dënueshëm, përgjatë tërë historisë së Shtetit Shqiptar.
Sot, sjellja poshtëruese dhe shkatërruese ndaj shtetit tonë ja kalojë më në fund dhe asaj të diktaturës që ishte më kriminalja, më xhánavarja dhe më injorantja e shekullit modern evropian.
Nuk kishte se si ndodhte ndryshe.
Gjenerata e dytë e aktorëve më të egër të diktaturës veç se do ta rilindnin përbuzjen dhe xhánavarizmin e tyre ndaj shtetit dhe vendit. Ata mbeten “tóidhjo” me baballarët e tyre.
Sjellja e njeriut që mban vulën e kryeministrit të vendit ishte akti më poshtërues ndaj shtetit shqiptar, ndaj institucioneve të këtij shteti.
Pushteti që ai mori dhe transferoi nuk ekziston.
Ai sajoi sot një pushtet ilegal.
Ai ushtroi dhunën më poshtëruese ndaj shtetit, sistemit, rregullave demokratike, qytetarëve shqiptarë.
Po aq mjerante ishte edhe sjellja e një djali të ri sot, i cili duke pranuar poshtërimin mori përsipër të transportojë minën ndaj Shtetit Shqiptar.
Ky do të jetë Ministri i Jashtëm i “dekretuar” nga një kryeministër dhe i pavotuar nga Parlamenti.
Imagjinoni tani se çfarë serioziteti, integriteti dhe profesionalizmi do të përçojë ai si perfaqësues i politikës së jashtëme të Shqipërisë.
Papërgjegjshmëria e bashkëngjitjes së tij ndaj dhunës së Kryeministrit degradoi deri në të paimagjinueshmen.
Deri në pantomima mesjetare përpara korpusit diplomatik shqiptar.
Por, mund të kishim parë edhe më keq !Mbartësi i imazhit të përfaqësimit ndërkombëtar të Shqipërisë mund edhe të ishte urdhëruar ta çonte dorën diku gjetkë se në vend të hundës.
Dizenjatori e kishte lëvizur në këtë rast pak gjeografinë e kultit të tij.
Tashmë dilema nuk është më tek modeli skandaloz dhe i dhunshëm i një njeriu por se sa shqiptarë do ta pranojnë këtë dhunim, poshtërim, asgjesim të shtetit të tyre ?