Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet pas kallzimit të bërë në muajin dhjetor ndaj KRRTRSH në emisionin Ajsberg që transmetohet në televizionin Fax News.
KRRTRSH do të hetohet për shpërdorim detyre, në lidhje me dhënien e lejes së ndërtimit në mënyrë të paligjshme, për një ndertim që po zhvillohet mbrapa presidences. Bëhet fjalë për lejen e ndërtimit me nr 693date 24.10.1998.
Është kallzuar se KKT ja ka shpërdoruar detyrën pasi ka dhënë leje ndërtimi në një zonë që dyshohet se rezulton ansambël monument kulture.
Emisioni Ajsberg i transmetuar në datën 17 Dhjetor në Fax News hodhi dritë mbi devijimet që ishin bërë në këtë projekt për trë favorizuar mikun e kryeministrit Rama, që ka fituar lejen për të ndërtuar, djali I Ali Abdiut (pronari në letra).
Çfarë u konstatua gjatë emisionit:
Gazetari Artur Çani hodhi dritë mbi disa nga vendimet e marra nga KRTRSH-ja nën drejtimin e Pandeli Majkos, dhe KKT-ja nën drejtimin e Edi Ramës. Sipas Çanit ky vendim i Ramës shkel mbi të gjitha vendimet e sistemit gjyqësor.
“Një familje e një funksionari të lartë të shtetit Maliq Bushati trashëgon një pronë në Tiranë, i drejtohetn Komisionit të Kthimit të pronave dhe marrin të drejtën për ta gëzuar pronën. Prona është regjistruar me dy numra hipotekorë. Familja Maliqi kërkoi që pronën që kishte ta bënte pallat, siç u bë modë në këtë periudhë, u bë projekti dhe u çua në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje ndërtimi.
Leja u dha në vitin 1998, më parë i kishte dhënë dhe lejen e sheshit, bëhej fjalë për një pallat 10-katësh në një nga zonzat më të bukura të Tiranës, leja iu dha në nnjë distancë të konsiderueshme nga muri i presidencës. Edhe pse leja u dha, kreu i KKRT-së, Pandeli Majko ndori një vendim që të anullojë sheshin dhe lejen e vendimit. Me një firmë të kryeministrit u hoq e drejta e ndërtimit. Atëherë këta pronarë me gjithë firmën e ndërtimin thanë që vendimi i Majkos nuk ishte i drejtë.
Familja ka ndjekur të gjithë rrugën ligjore, dhe kërkesa e saj u rrëzua në të gjitha shkallët e Gjykatës. Pronarët të gjendur në një situatë të tillë e shitën pronën te Luan Leka, pronari i EHV-së, mbreti i sallamit. Zoti Luan Leka blen nga pronarët këtë truall në vitin 2002. Ai fillon përpjekjet e veta për të ndërtuar në këtë truall, të gjitha përpjekjet e tyre shkuan dëm, kaluan vite të tëra dhe më pas zoti Leka vendos që ta shesë truallin.
Blerësit janë Ador Erebara dhe Ali Abdiu. Trualli shitet për 1 milion e 700 mijë euro, në ndryshim nga familja Maliqi që e shiti për 500 mijë euro”, u shpregh Çani, ndërkohë që ka hedhur dyshime lidhur me persona të tjerë që fshihen në këtë çështje, duke nisur dhe me pronarit e Big Bite, i cili është dhunuar disa herë në Tiranë.
Mirëpo me vendim të kryeministrit Rama në këtë truall pritet që të ndërtohet tashmë një pallat.
‘’Ndërtimi i ngjitet murit të presidencës, duke shkelur vendimin e gjykatave. Ca më tej kjo zonës është shpallur monument kulture në kohën kur Rama ka qenë ministër i Kulturës”, u shpreh Çani. Djali i Ali Abdiut që është një nga pronarët, është një nga miqtë e Edi Ramës, dhe ka marrë disa leje të tjera në kryeqytet.