‘Kërkime nafte në Zagori. Nuk bën vaki!’ Rama mundohet t’ua hedhë ‘sy për sy’ shqiptarëve

0
162

Kryeministri Rama tejet entuziast, ndau me ndjekësit e tij lajmin për kërkimet e naftës në Zagori.

Por një ditë pasi kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin sipas tij inkurajues për kërkimet për naftë nga kompania SHELL, përfaqësues të kësaj të fundit kanë shkuar në Zagori.

Pavarësisht kërkesës së tyre për një dëgjesë publike, banorët e fshatin Sheper të Zagorisë kanë refuzuar të marrin pjesë në takim, ku do të flitej edhe për projektin. Ndërkohë, Bashkia Libohovë kërkoi që dëgjesa të zhvillohej.

Reagimi i qytetarëve ka kundërshtuar kërkimet për naftë në këtë zonë.

Ndërkohë vetë kryeministri Rama i cili u shfaq tejet entuziast, shkruan një tjetër reagim në twiter, ‘Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese. Nuk bën vaki!.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here