Berisha takon Edita Tahirin: Veprimet antikombëtare, sjellin luftë. Edi Rama angazhim për projektin Serbia e madhe

0
132

Përmes një postimi në “Facebook”, Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha njofton se ka pritur në një takim politikanen e njohur kosovare, Edita Tahiri.

Statusi: 

Takim me ish zevendeskryeministren dhe ish kryenegociatoren e Republikes se Kosoves, Edita Tahiri!

Ne kete takim Zj Edita Tahiri shoqerohej nga zj Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center. Ne diskutuam gjeresisht mbi veprimet e rrezikshme antikombetare te argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me veprimtarine e tyre jane shnderruar haptas ne flamurmbajtes te idese se serbomadhise dhe ndarjes, coptimit te territorit te Kosoves. Kjo ide antikombetare dezubilizuese qe ndez flaket e nje konflikti te sapo shuar ne rajon, u shpalos qarte dhe pa ekuivok nga dishepulli i Slobodan Millosheviçit, Vuçiç edhe gjate vizites se tij te fundit ne Kosove, gjate te ciles ne menyre te perseritur u betua, duket edhe ne emer te argateve te tij shqipfoles albanofob te Tiranes dhe Prishtines, se Serbia do behet me e madhe.

Ne kete takim konstatuam se flamurmbajtesit albanofob, shqipfoles te Serbomadhise i kane bere me qendrimet e tyre Kosoves, Shqiperise dhe kombit shqiptar demin me te rende pas protokollit te Korfuzit.

Projekti i tyre do te deshtoje njelloj siç deshti protokolli i Korfuzit por megjithekete demi aktual eshte kolosal. Kosova e pavarur eshte pothuaj e paralizuar dhe ne çberje, njohjet e saj nderkombetare jetike kane ndaluar si rezultat i presionit, parave te Beogradit dhe veprimeve te fshehta e te hapta te argateve te Beogradit. Kurse Edi Rama, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e Keshillit te Ministrave te BE per hapjen e negociatave shfrytezon angazhimin e tij ne projektin e Serbise se madhe per te justifikuar deshtimin dhe bllokimin nga rregjimi i tij kakistokratik i hapjes se negociatave.

Takimi ishte i hapur dhe u karakterizua nga mirekuptim i plote. sb

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here