Gjata publikon shkeljet që janë vërejtur në deklarimin e pasurisë së zonjës Prela…

0
221

Çlirim Gjata, Sekretari për Çeshtjet Ligjore në PD, iu drejtua Komisionit të Vetingut sot lidhur me drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën, duke i kërkuar që të ruajë standartin në rastin e procesit të verifikimit të figurës së saj.

Gjata publikoi para medias, të gjitha shkeljet që janë vërejtur në deklarimin e pasurisë së zonjës Prela, duke filluar nga apartamenti që ajo ka blerë së fundmi prej administratorit të një firme që po hetohet pikërisht nga institucioni i drejtuar prej saj.

“Kemi dosjen e zonjës Donika Prela, që është dorëzuar në Veting, – tha Gjata. – Janë disa raste që duhen hetuar me shumë seriozitet, që komisioni të mos gabojë.

Le të fillojmë me rastin e një apartamenti, që zonja Prela ka blerë tek një firmë, ku administratori i saj është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ajo drejton.

E dyta, çmimi i blerjes së këtij apartamenti, është ulur ndjeshëm. Pse? Pse për këtë prokurore?

Pa folur për raste të tjera për blerje apartamenti në Durrës për 1 milion lekë dhe shitje për 4 milionë lekë. A hetohet këtu për pastrim parash apo kontrata fiktive?!

Më e rëndësishme është procesi gjyqësor që bashkëshorti i saj ka hapur me kompaninë ku ka punuar , “Bruçi”, për mospagim sigurimesh. Padia është hapur tani, pas 7 vjetësh, në një kohë kur Kodi Penal s’e pranon, se e drejta e kësaj padie është parashkruar. Po si dreqin nuk e ditka, kjo zonjë, që është e parashkruar?!

Kaq trashë është gatuar kjo situatë, sa duket se ka një mbështetje nga organet e Vetingut. Ndaj, institucioni i Vetingut duhet të heqë dorë nga standarti i dyfishtë”, bëri thirrje Gjata.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here