Nuk e zbulojnë dot fajtorin, ‘çmendet’ drejtësia italiane! Binjakët shqiptarë i shpëtojnë hekurave

0
117

Gjykata tha se ADN-ja e tyre është pothuajse identike dhe nuk mundet të përcaktohet kush prej tyre është fajtor. Për më tepër, ata kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtat tatuazhe. Por mbi të gjitha është gjenetika ajo që i shpëton nga hekurat dy shqiptarët.

Autoritetet italiane i kanë liruar binjakët shqiptarë Eduard dhe Edmond Trushi, të cilët mbaheshin në qeli për vjedhjen e disa banesave.

Në fakt njëri prej tyre akuzohet, mirëpo gjykata italiane ka vendosur që t’i lejë të lirë të dy, pasi nuk përcakton dot se cili prej tyre është autori. Kjo për shkak të ADN-së.

Si u zbuluan?

Në vitin 2010, njëri prej tyre kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Nogarole Rocca dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nipit të pronarit të shtëpisë. Pasi u largua nga banesa, aty kishte harruar kapelen e tij. Autoritetet mundën të gjenin gjurmë të ADN-së që çoi më pas në zbulimin e tyre.

Mirëpo sipas Tv klan tashmë nuk mund të përcaktohet se cili prej binjakëve është fajtori i vërtetë. Ata kanë ADN pothuajse të njëjtë dhe hetuesit e kanë të pamundur të identifikojnë cili prej tyre është autori i vërtetë. Një ekspert i policisë shkencore në Itali tha se për të zbuluar ndyshimet e vogla në ADN-në e tyre, duhet të bëhen analiza shumë komplekse në laboratorë shumë të specializuar. Për këtë arsye, gjykata italiane vendosi lirimin e tyre nga qelia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here