Vetëm pasi u bë kryeministër filloi hapjen e ekspozitave!!! Këtë herë me Anri Salën, po kohë për hallet tona!!!

0
120

Kryeministri Edi Rama do të hapë pas pak ditësh një ekspozitë personale në Berlin të Gjermanisë.

Kete e ben me dije burime nga shqip on line, por ajo qe bie ne sy dhe ka nevoje per pergjigje eshte fakti se kryeministri yne para se te merrte kete post nuk kishte hapur ekspozita, dhe krejt papritur filloi, nuk dihen kostot e hapjes se ketyre ekspozitave dhe nezse jane te larta nga kush paguhen, dhe e fundit por jo me pak e rendesishme eshte se ku e gjen kohen kryeministri yne nderkohe qe Shqiperia po lengon nga varferia!!!!

Për herë të parë, ai do të ekspozojë skulpturat “Work” (Puna) e tij personale në galerinë Carlier/Gebauer në Berlin.

Ekspozita do të hapet të premten, më 26 janar dhe do të qëndrojë e hapur deri në 9 mars të 2019-tës. E njohur si një nga galeritë më bashkëkohore, ajo ka zgjedhur artistin/ kryeministër shqiptar, për të hapur siparin e aktiviteve për vitin 2019-të.

Në të njëjtën ditë më ekspozitën e Edi Ramës, në një tjetër hapësirë të galerisë, do të ekspozohen veprat e artistes filipineze Maria Taniguchi.

Në videon “Dammi i Colori” me bashkëpunëtorin e tij artistin Anri Sala, tregohet qartë gjithë ky rrugëtim politik përmes ngjyrash i Tiranës. Në komunikatën për mediat gjermane tregohet sesi, një nga veprimet e para pasi mori detyrën si kryeministër i Shqipërisë më 2013, ishte të ndërtonte në katin e parë të kryeministrisë, Qendrën për Hapjen dhe Dialogun. Kjo qendër, përmban një arkiv dixhital dhe një bibliotekë ekspozuese, dhe është kthyer në një laborator që kryen veprime në fusha të ndryshme të artit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here