Detaje të reja lidhur me krimin e pasionit në kryeqytet…

0
130

Detaje të reja mësohen lidhur me kri.min e pasionit në kryeqytet.

35 vjeçari i identifikuar si Arben Gjeçi u vr.a me sende të forta në fshatin Zall-Bastar në Tiranës. Ai u gjet mbrëmjen e së enjtes buzë rrugës së fshatit nga kalimtarët e rastit. Ai është transportuar drejt spitalit me shenja jete por pak minuta më vonë ka gjetur vdekjen.

Hetuesit mendojnë se ngjarja ka si motiv pasionin, pasi viktima dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e njërit prej të dyshuarve të familjes Cani.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi kur 34 vjeçari u gjet brenda në banesën bashkë me nusen e autorit të dyshuar.

Në këtë moment ai u godit disa here me sende te forta nga disa prej familjarëve të cilët e kishin ruajtur teksa ai ishte futur në banesë.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar 8 persona mes tyre dhe autorin e dyshuar si dhe bashkëshortene tij.

Sot, policia njoftoi prangosjen e 3 personave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Zbardhet ngjarja e ndodhur në mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Bastar i Mesëm, ku humbi jetën një shtetas.

Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbardhur rrethanat dhe arre.stuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vd.ekje aksidentale.

Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.

Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve:

– E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Pla.gosje e rëndë me dashje me pasojë vd.ekjen”;
– D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”;
– E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për shkak të hetimeve nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here