Ditën e djeshme Luana Vjollca është ngritur që në mëngjes pa pikë grimi dhe me pizhame. Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare ka postuar disa imazhe në ‘Instagram’ teksa shfaqet me pizhame. “Nga krevati në makinë, akoma me pizhama”, është mbishkrimi që ia ka vënë njërës fotos e që në tjetrën shkruan: “Kartolina ime e dimrit : Pizhama, Borë, Makinë e palarë. Uuu edhe unë e veshur si një lopë”.
Moderatorja vazhdon të jetë e angazhuar në projekte muzikore pas përfundimit të emisionit të saj “Shiko kush luan”. Përveç kësaj, ajo shpesh befason fansat e që së fundmi hapi edhe një biznes të ri me fustane. Kush është projekti i radhës?