Rama, pikturë për ministrin e rëndësishëm gjerman: Një përbindësh që…

0
147

Në 22 korrik të vitit të kaluar, ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth, bëri një vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi edhe kryeministrin Edi Rama. Prej kohësh duke nisur që nga vetë kancelaria Merkel, qeveria dhe parlamenti gjerman kanë qenë të ftohtë dhe më së shumi të ashpër, me mënyrën se si po qeveris vendin Edi Rama. Në këtë kuadër ishin edhe detyrat dhe paralajmërimet e ministrit Roth verën e kaluar, gjatë vizitës në vendin tonë.

Aktualisht prej disa ditësh Edi Rama gjendet në Berlin për ekspozitën e tij të radhës, por nuk është pritur nga asnjë politikan gjerman, qoftë ky edhe rajonal. Në një intervistë që dha për median Die Welt, Rama gati qau kur deklaroi se shpreson ende, që kancelaria Merkel të mos e braktisë përfundimisht.

Ajo që bie në sy në këtë ekspozitë në Berlin është edhe një pikturë në stilin surrealist, kushtuar pikërisht politikanit të lartë gjerman Michael Roth, e cila duket se është frymëzuar dhe punuar gjatë takimit të ftohtë dhe kritik, që ai pati me Ramën në Tiranë.

Në pikturën në fjalë, Rama ka shkruar disa nga qëndrimet e zotit Ruth gjatë këtyre takimeve. Ato që i interesojnë Ramës janë shumë të lexueshme, kurse kritikat zbehen brenda një imazhi abstrakt i cili qëndron në këmbët e një përbindëshi!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here