‘Mos provokoni Unazën e Re.’ Deklaratë e fortë e banorëve: Familjarë mbani bijtë tuaj, i pret benzina…

0
134

Ndryshe nga ditët e tjera, ku kërkohej anulim projekti, sot banorët janë shpehur se nuk e thonë më këtë kërkesë, pasi po të kishin dashur qeveritarët do ta kishin anuluar.

Një banor u shpreh se tashmë ka nevojë që banorët të bëhen gati për çdo lloj përballjeje.

“S’kemi më kërkesa anulimi projekti, pasi po të donin e kishin bërë këtë gjë. Vetëm falë nesh doli në pah vjedhja ndaj qytetarëve, para me të cilat mund të zgjidhej problemi i studentëve.

Tani nuk kemi më nevojë për anulim projekti, por të bëhemi gati. Fëmijët nuk duhet të shkojnë në shkollë nëse do të vijnë ata. Nëse duan të na vrasin të gjithëve le të vijnë kur të duan. Ua kemi thënë edhe herë të tjera e po jua themi sërish, benzina ju pret. Po u kërkojmë familjarëve të policisë, të punonjësve të IKMT-së etj., që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të vijnë për të prekur pronën tonë. Nuk është zbatim urdhërash që të vish e të prekësh pronën tonë. Ne nuk do të lejojmë askënd që të prekë shtëpitë tona. I ftojmë policët të heqin kapelet e të bëhen bashkë me ne. I ftojmë të gjithë të na bashkohen. Por ta harrojë Edi Rama që mund të prekë pronat tonë. Po ju bëjmë thirrje mos provokoni Unazën e re, mos tentoni të hyni këtu, sepse Unaza e Re ka burra që u dalin për zot shtëpive të tyre”, tha njëri prej banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here