Samanta Karavella duket se po përgatitet për karrierë ndërkombëtare dhe familje. Thuhet se artistja është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe do të provojë forcat e saj për një famë jashtë kufijve të vendit.
Këtë vit e ftuar në “Wake Up”, këngëtarja Karavella rrëfeu detaje rreth videoklipit të saj më të ri, titulluar “Vonë”, ku ajo ka bashkëpunuar me reperin kosovar Elinel.
Pasi vlerësoi reperin nga Kosova si, Eminem i Shqipërisë, ajo rrëfeu se realizimi i klipit nuk ka kaluar pa sakrifica dhe nuk ka ka qenë aspak e lehtë, pasi është xhiruar për orë të gjata në temperatura të ulëta dhe dëborë. Ndërkohë që e ftuan në media të ndryshme, ajo nuk ka hezituar të flasë për jetën private dhe planet e ardhshme.
Rreth një vit më parë, ajo bëri një status në profilin e saj në “Instagram”, ku tha se do të martohej verën e ardhshme. E këtë vit ajo iu rikthye këtij argumenti, duke folur për planet e martesës.