Ndërkohë që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ishin dje në Kanionin e Holtës ku zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e zonës, Partia Demokratike organizoi sot një protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit.
Me sa duket përballja midis mazhorancës dhe opozitës nuk po ndodh vetëm në Kuvend gjatë seancave plenare por edhe në terren.
Fotot e mëposhtme trgojnë dhjetra qytetarë që protestojnë për mbrojtjen e kanionit të Holtës nga rreziku që mund ti vijë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali.
Midis protestuesve sot në Gramsh kishte edhe nga ata të ardhur nga Tirana si shenjë sensibilizimi me banorët por edhe për të mbrojtur një nga trashëgimitë e rëndësishme natyrore në vend.
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD dhe anëtari i kryesisë së kasaj partie, Jamarbër Malltezi gjatë një manifestimi tek Kanioni i Holtës ku ka marrë pjesë bashkë me drejtues të tjerë të lartë të PD dekalaroi: “Dje ministrat kanë mashtruar qytetarët se ju kanë thënë që e kanë bllokuar, por në fakt vendimi i Këshillit Kombëtar të territorit është në fuqi me firme dhe vulë nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit të territorit prandaj deklarata me gojë e kukllës së Edvinit është propagandë boshe.
Deklarata e Jamarber Malltezi gjatë protestës në Gramsh:
Qeveria ka sjellë dje 50 karrige dhe dhjetra zyrtarë që ka berë gjoja si diskutim që ERTV e shfaqi sot paradite sikur ishte LIVE.
Në fakt ishte i djeshmi se aty nuk kap as vala telefonit. E mbajti 24 orë edhe ta qethte kronikën nga folësit e padëshiruar. Ne ishim live dhe shumë protestë e mire.
Dje kanë mashtruar qytetarët se ju kanë thënë që e kanë bllokuar POR në fakt vendimi i Këshillit Kombëtar të territorit është në fuqi me firmë dhe vulë nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit të territorit prandaj deklarata me gojë e kukllës së Edvinit është propagandë boshe. Ndërkaq në zonë është betonuar mu buzë kanionit.