Agjencia Europiane e Barnave EMA që në vitin 2015 ka ngritur alarmin mbi rreziqet që mund t’i vijnë popullatës nga keqpërdorimi apo përdorimi i shtuar i antibiotikëve.
Këto antibiotikë i përkasin familjes së kinoloneve dhe fluorokinoloneve të cilët kanë prodhuar frikë edhe në Shqipëri.
Kjo për faktin se si kinolonet dhe fluorokinolonet që i përkasin gjeneratës së tretë dhe të katërt të antibakterialeve kanë vite që përshkruhen në masë nga mjekët si terapi për shumë patologji infektive tek të rritur dhe fëmijë. Por ka edhe më keq kur ato blihen pa përshkrim në farmaci nga vetë pacientët me mendimin se dikur apo dikujt I kanë bërë mirë dhe është shëruar.
Në një intervistë për ‘BalkanWeb’ Prof. Dr. Tritan Kalo, mjek Infeksionist në Spitalin Universitar Nënë Tereza, analizon me detaje shumë nga efektet negative që vijnë nga dozimi i tepërt ose përdorimi i gabuar i Kinoloneve dhe fluoro kionoloneve që sipas mjekut kanë 28 vite që tregëtohen në farmacitë shqipëtare si antibiotikët më të përdorshëm me bazë të gjerë.
“Efektet negative të familjes së Kinoloneve janë të shumta dhe janë të përshkruara në fletëudhëzuesin që bashkëshoqëron medikamentin si përshembull, nuk përdoren asnjëherë nën moshën 15 vjec sepse frenojnë zgjatjen e fëmijës. Rrisin shumë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, japin acarim të kokës dhe mund të provokojnë një krizë migrenoze tek të sëmurët me këtë patologji.Kinolonet dëmtojnë edhe aparatin renal si dhe elasticitetin e mureve të aortës dhe është parë një shtim një shtim i rasteve të zgjerimit të pjesës fundore të aortës tek të sëmurët që përdorin kinolonë për një periudhë të gjatë.Janë konstatime epidermiologjike që shërbejnë si paraljmërim për mjekët që përdorimi masiv dhe shpesh i pakontrolluar i kinolonëve dhe fluorokinoloneve ka këto efekte të dëmshme.” tha Prof. Dr. Tritan Kalo.
Po cilët janë antibiotikët e “rrezikshëm” që duhet të limitohen në përdorim?
“Kinolonët janë futur herët në tregun farmaceutik shqiptarë, që në fillim të viteve 90. Për 28 vite është trajtuar shumë mirë me to sëmundja e tifos së zorrëve, dizanterinë që sot është më pak, crregullimet gastrintenstinale bakteriale, pothuajse të gjitha infeksionet urinare.Ciprofloksacina, levofloksacina, mefloksacina apo avaloksi, norfloksacina, janë preparatet që përdoren më shpesh në praktikën e infeksioneve urinare të infeksioneve gjenitale të infeksioneve të sipërme respiratore
Nëse nuk abuzohet me të dëmtimi që sjellin është minimal. Problemi ekziston dhe prandaj është ngritur ky alarm, ka një tendencë të përdorimit masiv të tyre për cdo gjë. Po të shkosh sot në farmaci qoftë për fëmijë edhe të rritur, ceftreaksioni është në krye të listës.Sepse thonë duke qenë gjenarata e tretë vepronë më shpejt pra është krijuar mania për këtë medikament.
Mosnjohja sa duhet ka sjellë këtë dukuri që ka vënë në alert Agjensinë Europiane të Barnave si dhe FDA ne Amerikë. Hëpërhë nuk janë andibakterialë të këshilluar për të dalë nga tregu, por të tregohet kujdes në dhënien e tyre” -vijon më tej. Prof. Dr. Tritan Kalo.
Sinjalet për shkallën e lartë të rrezikut nga përdorimi i gjerë dhe masiv i antibakterialëve kinolone Apo Fluorkinoloneve janë bërë prezentë në takimin e Agjencia Europiane e Barnave “Ema” në vitin 2015 por Alarmi nga strukturat shëndetsore si Farmakovigjilenca në Shqipëri i është bërë e ditur popullatës në muajin janar 2019.