Përveç si një moderatore e suksesshme Bieta Sulo paska dhe aftësi në aktrim.
Moderatorja ka luajtur në filmin për fëmijë ‘Djali elastik’ në rolin e motrës së djalit protagonist.
‘Tirana Post’ ka kontaktuar me moderatoren e njohur për të konfirmuar këtë lajm dhe ajo e ka pohuar.
“Poo, jam unë 5 vjeç. Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por nuk më lanë prindërit se ishte lodhje për një fëmijë”,-ka thënë ajo.
Filmi në fjalë është xhiruar në 1989-ën dhe ka në qendër historinë e një djali që ëndërron të luajë në cirk.