Grabiti bankën, identifikohet autori

0
170

Sipas informacioneve të fundit zyrtare, bëhet e ditur është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.

Policia deklaron se për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e autorit. Ndërkaq mësohet se policia është vënë në ndjekje tëtij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë. Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.

Blutë e Tepelenës kanë ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë–Kakavijë dhe Tepelenë–Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here