Monika Kryemadhi: Opozita detyroi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë

0
239

 Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e pyetur në emisionin 5 Pyetje nga Babaramo në Report Tv , tha se ndryshimi i kabinetit qeveritar në masën 90% është fryt i punës së opozitës në denoncimin e përditshëm të keqqeverisjes sipas saj. 

 “Nuk kemi shtyrë asnjë protestë. Kemi thënë që kemi një axhendë të ngjeshur me denoncime dhe protesta. Por asnjëherë nuk kemi thënë se cila është axhenda. Në mandatin e dytë qeverisës, brenda 12 apo 13 muajsh ndryshon 90% e saj, vetëm kryeministri nuk ndryshon. Kjo ka ardhur si rezultat i axhendës së ngjeshur të opozitës në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë civile që kanë qenë pjesë e kësaj axhende për të denoncuar korrupsionin e qeverisë”, u shpreh Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here