URGJENCA E TIRANES, ATY KU BASHKEJETOHET ME PLESHTAT!

0
147

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar mbrëmjen e sotme kushte skandaloze në të cilat ndodhet urgjenca e Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat ka treguar gjendjen e mjerueshme në të cilën është katandisur urgjenca.

Ja postimi i Spahisë:

URGJENCA E TIRANES, ATY KU BASHKEJETOHET ME PLESHTAT!

Këto janë kushtet skandaloze të Urgjencës së Tiranës! Pa ngrohje e me kushte të mjerueshme! E konstatova vetë teksa doja të shikoja personalisht atë realitet që ma thonin kolegë e punonjës të urgjencës. Nuk e kishin ekzagjeruar! Më treguan edhe një dyshek me pleshta, që nuk ishte metaforë!

Në fund të dhjetorit kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë bënë shoë në sheshin “Nënë Tereza”, duke folur për rilindje edhe të kushteve të urgjencës e duke paraqitur edhe një flotë të re autoambulancash, të cilat do rrisnin cilësinë e shërbimit për qytetarët. Së pari sic rrëfen ky infermier kurajoz, që edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna, për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandalozë, vazhdon të flasë me shpresën se dicka do ndryshojë e se puna fiskike që ai e kolegët e tij bëjnë cdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë. Autoambulancat e reja që kryeministri ua tregoi shqiptarëve nga ERTV e tij, nuk ishin parë tek urgjenca e Tiranës. Vazhdohej me mjetet ekzistuese, të vjetëruara, pa asnje paisje mjekesore funksionale te domosdoshme per urgjencat e të dëmtuara me kalimin e viteve!

Edhe pse lista e afishuar e personelit në detyrë ishte e gjatë, shumë pak mjekë haseshin në krye të detyrës! Indiferenca e qeverisë, dukej se kishte ndikuar edhe në disiplinën e tyre të punës, gjithnjë nëse janë emra që punojnë vërtetë këtu, e jo rilindas që kanë siguruar një vend për të marrë një rrogë.

Si mjek u befasova që kushtet e urgjencës dhe mungesat ishin edhe më skandaloze nga sa mund të imagjinohen për një institucion që shpëton jetë, në vitin 2019!!! Pamjet dhe dëshmitë flasin vetë. Kjo është Urgjenca e Tiranës, kryeqytetit ku kanë zyrat e jetojnë kryeministri e ministrja e shëndetësisë, taksat e shqiptarëve, nuk I përdorin për t’u krijuar kushte të denja shëndetësore, por janë kthyer në producentë filmimesh fallso, për të bojatisur një realitet shëndetësor që I ka dalë boja krejt e që paraqitet si shëndetësi falas!

Si mjek, c’ka pashë tek Urgjenca e Tiranës sonte, falas ishin vetem pleshtat e dyshekeve! Deri kur kryeministër e zonja ministre do luani mizorisht me shëndetin e njerëzve? Si dreqin mendoni se mund të fshihet ky realitet i dhimbshem?

Nuk është e largët dita kur qytetarët do ju tregojnë vendin! Të jeni të sigurt se tallja kaq e paturp me ta, e ka një kufi durimi! #16Shkurt#TëLargojmëRamën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here