Në SHBA raportohet se një 3-vjeçar arriti të mbijetojë në mes të pyllit, vetëm dhe në temperatura shumë të ulëta.
Casey Hathaway më 22 janar ishte larguar nga shtëpia e gjyshes që jetonte në Karolinën e Veriut, SHBA.
Vogëlushi u zhduk për dy ditë dhe për atë nuk u mor vesh asnjë lajm. Kur u gjet në mes të gjetheve në pyll 3-vjecari kishte thënë se gjatë gjithë kësaj kohë kishte qëndruar në shoqërinë e një ariu, i cili e kishte mbrojtur shkruan Tg.com.
Më pas ai u çua shëndoshë e mirë te shtëpia e gjyshes, ndërsa tezja e tij me anë të një statusi në Facebook falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e nipit të saj.
“Ai na tha se kishte qenë me një ari për dy ditë në pyll. Zoti i dërgoi atij një mik që mund ta mbronte dhe t’i bënte shoqëri. Zoti është i mirë, mrekullitë ndodhin”- shkruan ajo.