Neritan Ceka thotë se i ka kërkuar minsitrit Blendi Klosi të kosniderojë ndërtimin e sheshit në fshatin e Klosit në zonën arkeologjike të Bylisit.
Ceka u shpreh në emisionin “Open” se pavarësisht shkresave dhe e-maileve që i ka çuar ministrit Klosi, ai nuk e ka thirrur asnjëherë në zyrë, ndërsa arkeologu rrëfeu edhe takimin që pati me të në rrugë.
“E takova një ditë në rrugë, i thashë ore qyteti më i vjetër ilir që kemi është Klosi, sheshi më i shëmtuar në Shqipëri është pikërisht sheshi këtu. Dhe i thashë se duhen, 50 milion lekë maksimumi për ta bërë. Po mirë atë shëmtirën që e quani Veliera, 6 milion euro ju duken pak?”, u shpreh Neritan Ceka.