Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur në këto momente një takim me banorët e Bathores, të cilëve iu janë djegur shtëpitë nga energjia elektrike dhe nuk janë kompensuar. 17 familjeve iu dogjën banesat para disa viteve.
Ky vend ka zgjidhje dhe shpresë, nëse kemi qeveri që i kthen sytë e fondet nga njerëzit. Nuk do të ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita në qeverisen tonë.
Kryetari Basha vizitoi shtëpitë të cilat janë djegur në një nga lagjet më të populluara në Bathore. 18 shtëpi janë shkrumbuar, ndërsa shteti nuk ka asnjë plan për t’i ndihmuar.
Basha: Ajo që ka ndodhur këtu në këtë lagje është tipike e ëktij kryeministri dhe e kësaj qeverie.
I ka hequr dritat një familjeje e cila nuk kishtye asnjë mundësi t’i paguante sepse kryfamiljarët janë pa punë, u është hequr ndihma ekonomike, dhe në këto kushte, janë detyruar të pjekin bukën me thesin e mjellit të dhënë për mëshirë, jo nga shteti, por nga individë privatë, të ndizte zjarrin për të pjekur bukën e fëmijëve.
Kjo u kthyen në një fatkeqësi të madhe, sepse bashkë me të, u dogjën edhe 17 shtëpi të tjera.
U dogjën sepse në këtë zonë që është tërësisht e ndërtuar, nuk ka një zjarrfikëse të vetme.
Duhet të priten zjarrëfikëset nga Tirana dhe Kruja në raste fatkeqësish të tilla.
Zjarri që ka rënë është efekti i mjerimit që ka mbjellë kjo qeveri.
Ata e kanë mendjen vetëm të mbushin xhepat e tyre duke shkelur ligjin dhe duke vjedhur me një grush oligarkësh dhe kriminelësh.
Ky vend ka zgjidhje se këto familje kanë shpresë, nqse kemi një qeveri që i kthen sytë nga njerëzit dhe fondet nga njerëzit.
Për ndihmë sociale për ata që nuk kanë të punësuar, për rritje ekonomike që krijon vend pune, për punësim, e në veçanti për punësim për rininë.
Por që të kemi një qeveri që i kthen sytë nga ju, duhet të kemi një qeveri që e ka lidhur fatin e saj me fatin tuaj.
Duhet të kemi zgjedhje për atë që ju kërkon, merr votën dhe më pas ju përgjigjet.
Partia Demokratike dhe unë do t’ju përgjigjemi!
Ne do të rikthejmë ndihmën ekonomike.
Nuk do të ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita në qeverisen tonë.