Basha: Përkufizimi i Qeverisë Rama është “Merri shumicës dhe jepja vetes tënde”

0
169

Edi Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë. Qeverisja e tij përkufizohet: Merri shumicës dhe jepi vetes tënde”, Kështu deklaroi kreu i opozitës gjatë një takimi me banorët e zonës së Valiasit.

Sipas tij, Rama tallet me të gjithë shqiptarët, pasi siç shprehet ai njerëzit dhe familjarët e kryeministrit kanë fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë me ujin e KESH-it.

Edi Rama tallet me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët. Ndërsa vetë sipas investigimit të medias, me njerëzit dhe familjarët e tij, 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it. Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën. Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama. Kur vjen fjala tek ekonomia, bujqësia, ndihma sociale, apo tek studentët, shëndetësia, qeverisja e Edi Ramës përcaktohet me një fjali “Merri shumicës dhe jepja vetes tënde”. Kjo nuk është qeverisje, kjo është hajdutëri me ligj”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here