‘Besa ministre apo Besa portokalli mekanik?’ Malaj shigjeton ministren e re: Reflekto sa nuk është vonë

0
123

Deputetja e LSI-së Nora Malaj, në rjetin social facebook ka reagua me një koment kritik për Ministren e re të Arsimit.

Komenti i plotë:

Besa ministre apo Besa portokalli mekanik ????

Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur që një ministre e Arsimit ,Sportit e Rinisë apo dhe cfarë do ministër kur thirret në komision parlamemtar , të mund të braktiste Komisioni , se i ka përfunduar koha???!! Pasi ikën me arrogancë dhe e panikosur, se ka marr mesazhe ne celular që të ngrihet, ndërkohë që edhe koha e programuar nuk kishte përfunduar , ajo si nje mekanizëm manekini mekanik , merr komandën , ndonëse për kohën që ka qendruar nuk ka thënë asgjë, ikën, nuk kthen kokë dhe fyen nje komision të tërë…. Kjo është më e pakta .. pasi në fakt ajo ka fyer e shperfillur 140 studentët shqiptarë, familjet e tyre e terë klasën e pedagogëve që janë futur ne ditën e 54 ne grevën studentore dhe prisnin zgjidhjet qe do t’i japi ministresha, e cila ka axhendë shumë të ngarkuar.Po ngjarja nuk mbaron këtu.. Zonja Shahini e tregon fyerjen e saj deri në fund me dokumentin , tashmë me shkrim , që i nis Parlamentit Shqiptarë , duke i derguar një shkresë ku nuk e njeh Parlamentin Shqiptarë, pasi ajo është shumë e zëne e nuk ka kohë për parlamentin. Ajo harron e nuk do te dijë që jemi Republike Parlamentare. Ajo drejtohet qorrazi vetëm nga një njeri , i vetmi që ajo mund t’i shërbej…. Nuk kam më fjalë të cfarë të them .. Tashmë Besa qytetarja prej një viti shqiptare , harron qe ka detyrimin Kushtetues ti përgjigjet cdo pyetjeje , apo shqetësimi që adresojnë përfaqësuesit e popullit shqiptarë, që janë deputetët dhe çdo grup interesi… Nuk kish ndodhur ndonjëherë… Ja që ndodhi nga shoqja Besa … O Besa, nuk drejtohet vendi i shqiptarëve , me diletantizem, as me arrogancë dhe paaftësi! Dhe së fundi për ta mbyllur , Besa , përr të thënë të vërtetën, ka nevojë për dy: një për ta thënë, dhe një tjetër për ta dëgjuar. Kurrë mos lejo që dikush të jetë prioriteti yt,se ti për atë je një nga zgjidhjet alternative. Mos e harro ketë ! Mos u bëj portokall mekanikë, që pasi të përdorin, të të shtrydhin, në fund do të flakin… Reflekto sa nuk është vonë dhe mos fyej me veprimet e tua askënd.. aq më tepër Parlamentin Shqiptar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here