Berisha zbulon mesazhin që i dhanë Ramës në gjermani dhe pse shkoi për të ekspozuar zhgarravinat e tij

0
110

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar maxhorancën se bllokoi Kuvendin të enjten e kaluar për “shkarravinat” e kryeministrit Edi Rama, i cili zhvilloi një ekspozitë në Berlin. Berisha tha se Ramës nuk iu dha asnjë takim në Berlin, ndërsa sipas tij mori një mesazh që nuk do e tregojë kurrë. Berisha tha se është krim i shëmtuar dhe poshtërim i institucionit.
“I keni gati ato media apo akoma. E enjtja e kaluar për të gjithë deputetët ishte ditë parlamenti. Edvin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit e vrapo në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të shkarravinave. Në të vërtetë, sugarët e tij Fuga dhe sugari bis Caka, hapën lajmet se lideri i tyre do të takohej me Angela Merkel dhe gjithë kryesorë e Gjermanisë. Shkoi dhe u kthye me bisht në shalë. Nuk iu dha asnjë takim. Iu ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh, të cilin ai kurrë s’do tua thotë ju. E kam fare të sigurt sepse tani nuk është zor të monitorosh atë. Tani gjerësisht në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik. Berlini e priti në rumorin e njeriut të sëmurë psikik dhe e përcolli në rumorin e njeriut patologjik”, tha Berisha.

Fjala e ish-Kryeministrit Berisha
E enjtja e kaluar për të gjithë deputetë ishte ditë parlamenti. Edvin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit, vrapoi në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të zhgarravinave. Në të vërtetë, “sugarët” e tij, Fuga dhe “sugar” bis Cakaj, hapën lajmet se lideri i tyre, idhulli i tyre do të takohej me Angela Merkel dhe me të gjithë kryesorët e Gjermanisë. Shkoi u kthye me bisht ndër shallë. Nuk iu dha asnjë takim, zotëri. Ju ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh, për t’i dhënë një mesazh, të cilin ai kurrë nuk do t’ua thotë juve.
I kam fare të sigurta, sepse tani s’është zor ta monitorosh atë. Tani gjërësisht në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik.
Berlini e priti me rumorin e njeriut të sëmurë psiqik, e përcolli me rumorin e njeriut patologjik.
Por, të mbyllësh parlamentin, të shkosh në Berlin për zhgarravina, të kthehesh në Tiranë me zhgarravina të tua, ky është një krim i shëmtuar që i bën parlamentit, një poshtërim q ëi bën atij. Mirë juve që ju ka ushtarë të tij, jua ka hedhur trutë e veshgjatit, por shqiptarët e urrejnë gjer në palcë atë. Urrejtja popullore po rritet njelloj si temperatura nga ethet e malaries. Asgjë s’e shpëton edvinin tuaj ndaj dhe mundësish na jep pak sqarime, me ç’motiv i vutë drynin parlamentit, ditën e enjte. Punon njeriu gjithë javën, për t’u përgatitur para zgjedhësve, qytetarëve dhe vjen këtu e gjen drynin se i sëmuri, patologjik, siç e quan komuniteti ndërkombëtar, do të shkonte nëpërmjet shkarravinave .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here