Braziliani Neymar, humbet dy sfidat e Champions League kundër Man.United por nuk humbet ditëlindjen e motrës së tij(11 mars).
Në fakt në 5 vitet e fundit, Neymar është dëmtuar gjithnjë përpara ditëlindjes së motrës, duke mos munguar në festën e saj, madje dhe me paterica.
Për pjesën më të madhe të tifozëve kjo është thjeshtë një rastësi por sigurisht jo për të gjithë, një pjesë e tyre e konsideron këtë një mallkim. Në një kohë kur Psg do të vuaj shumë mungesën e Neymar, ajo që buzëqesh është pikërisht motra e tij.