Kryeministri, Edi Rama nuk i ka aspak marrëdhëniet e mira, me ata që cilësohen si bërthama e Partisë Socialiste. Tani me emërimin e disa ministrave emrat krejtësisht të panjohur dhe pa kontribut në PS, e ka zgjuar më shumë zemërimin ndaj tij.
Një event për marrëdhëniet ndërkombëtare organizuar mbrëmë në Tiranë me diplomatin Fatos Tarifa, ka bërë bashkë dy ministrat e shkarkuar të Ramës, Fatmir Xhafajn e Ditmir Bushatin si dhe socialisten e vjetër Arta Dade.
Në mesin e tyre është edhe juristi e drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi. Dade, Xhafaj e Bushati duken të qeshur krah njëri-tjetrit teksa shkrepin edhe këto foto.
Kujtojmë se ish-deputetja e PS së fundmi ka kritikuar ashpër liderin e majtë duke thënë se e ka shndërruar PS-në në një kazermë ushtarake.
Xhafaj dhe Bushati gjithashtu nuk janë ndarë mirë me Ramën. Ish ministri i Brendshëm, siç u tha, pati një sherr të fortë në zyrë me shefin e qeverisë para shkarkimit e ndërsa Bushati i mbajti qëndrim deri në fund Ramës teksa ky i fundit e ftoi të futej në makinën e tij. Ish ministri i tha ‘jo’ dhe vazhdoi të ecë në këmbë.
Për Bushatin nuk firmosi as Meta, derisa kjo situatë futi në ngërç institucional kryeministrin dhe presidentin. Megjithatë, figurat e rëndësishme të PS duket se tani po shfrytëzojnë kohën për të ndenjur bashkë si në kohët e vjetra.