Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se me përgjimet e bëra publike nga Zëri i Amerikës, kupton dimensionin e zhytjes së krimit, në vendin tonë.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar përgjimet e publikuara një ditë më parë, për grupin “Avdylaj” nga Zëri i Amerikës. Alibeaj, tha se blerja e votave është denoncuar prej 5 vitesh nga PD, ndërsa Zëri i Amerikës thjesht e ‘celebroi’ si të vërtetë.
E reja e dytë, së paku nga përgjimet e bëra dje publike, kupton ku është dimensioni. Zhytja e krimit është e shtrirë në të gjithë territorin, kuptohet qartë që në të gjitha qarqet e provuar, se rezultati i zgjedhor i 4 qarqeve nuk është real. Gjëja e parë është të jepte dorëheqjen si akt moral. E patë si ishte sjellja e kryeministrit, i çoroditur. Ai kërkon nga falangat e prokurorisë të padisin Zërin e Amerikës. Ai është njeriu që ka uzurpuar fatin e vendin. Ky njeri nuk do t’ia dijë se na çfarë situate ndodhen shqiptarët, të cilët i ka vjedhur vullnetin.
Shqipëria nuk është se ka shnderritur nga rotacionet, por rotacionet janë paqësore, pra që ka prevaluar vullneti i shqiptarëve. Ky që duhet ta pësonte në Dibër, fitoi me një rezultat shumë herë më të lartë”, u shpreh ai.
Mes tjerash, Alibeaj tha se pas përgjimeve të publikuara dje nga VOA në lidhje me telefonatat e kreut të bashkisë së Durrësit me bandën e Avdylajve, sot sipas tij, Dako duhet të ishte në burg.
Deputeti i PD-së nënvizoi faktin se Vangjush Dako nuk arrestohet sepse Arta Marku dhe Prokuroria janë të kapura prej këtij sistemi. Për Alibeajn, politikanët e korruptuar duhet të jenë të gjithë në burg si një shenjë e qartë e çlirimit të politikës nga influenca e krimit.
“Shqiptarët nuk kanë sot një kod zgjedhor që të zgjedhin atë që duan. Prokuroria nuk vepron, sepse Arta Marku për këtë punë u vendos aty. Sot jemi në këtë situatë.
Nga të dhënat që dolën dje, të paktën njëri person duhet të ishte në pranga, psh Vangjush Dako. Ka prova të zbardhura dhe të transkriptuar. Ka drekuar dhe ka darkuar. Drejtësia e re që votuam në parlament, u deformua rrugës me vendime të njëanshme të Ramës.
Drejtësia është ajo që duhet të hetojë zyrtarët, por sot ajo është e shkatërruar. Mjetet parlamentare kanë rënë me kohë dhe me vakt. Shqiptarët duhet të rrezojnë këtë regjim autokratik. Shqiptarët marrin pjesë në zgjedhje, sepse ata mendojnë se zgjidhin situatën dhe problemet.
Qeveria sot është e lidhur me krimin. Të gjithë tenderat korruptivë janë kaparimi i blerjes së votës nesër dhe në zgjedhjet që do vijnë. Problemi sot është krimi që shfaqet si armatë elektorale në bashkëpunim me qeverinë. Politikanët e korruptuar duhet të jenë të gjithë në burg”, shtoi ai.